Maqedoni

Zv/kryeministri Fetai dhe deputeti Shaqiri premtojnë dëmshpërblim për dëmet e shkaktuara nga breshëri në Likovë

Zv/kryeministri Arben Fetai bashkë me Deputetin e zonës, Rijad Shaqiri, ishin sot në fshatin Nikushtak për t’u qëndruar pranë banorëve të kësaj ane dhe për të parë nga afër dëmet e shkaktuara nga rreshjet e mëdha të shiut dhe breshërit që kanë goditur rrethinën e Likovës këto 3 ditë të fundit.

“Nga Komisioni komunal për mbrojtje nga fatkeqësitë natyrore, kuptuam se janë shkaktuar shumë dëme, veçanërisht në kultura bujqësore por edhe në biznese dhe shtëpi private. Kuptuam se elaborati dhe kërkesa e Komunës janë në përgatitje e sipër dhe se ato do të dorëzohen në Qeveri gjatë ditëve në vijim.

Do të insistojmë që dëmet e shkaktura të kompenzohen nga Qeveria bazuar në ligjin për mbrojtje nga fatkeqësitë natyrore. Kjo vlen veçanërisht për bujqësinë sepse e dimë se shumë bujq varen nga kulturat e tyre për të siguruar të ardhura për familjet e tyre”, njoftoi zv/kryeministri Fetai.