BallinaMaqedoni

Shi dhe breshër në Tetovë, kërkohet të shkyçet e tërë energjia elektrike

Komandanti i Njësitit të Zjarrfikësve në Tetovë ka kërkuar që të shkyçet rryma në tërë qytetin pas reshjeve të shiut.
Sipas tij, rreziku nga goditja e rrymës për qytetarët dhe zjarrfikësit është e lartë për shkak se janë përmbytur bodrumet e disa shtëpive dhe objekteve, informoi drejtori i Qendrës për menaxhim me kriza, Stojançe Angelov.
Në numrin e telefonit 112 kanë arritur disa denoncime nga qytetarët për bodrume të përmbytura.
Stuhia që ka goditur Tetovën pasditen e sotme është përcjellë me reshje të dendura shiu dhe vende-vende breshër në madhësinë e një arre.
Bllokimi i trafiku është vërejtur në disa pika të qytetit. Qytetarët raportojnë se pas pikë pagesës në rrugën për Shkup, afër urës, ka shumë ujë dhe vozitja është jashtëzakonisht e ngadaltë, andaj për momentin ka turmë të madhe.