September 28, 2024
BallinaMaqedoni

LSDM nuk e voton qeverinë e re, BDI “mund ta votojë” (Video)

Deputeti i LSDM-së dhe ish-kryeministri Dimitar Kovaçevski, sot para fillimit të diskutimit dhe votimeve të qeverisë së re, tha se LSDM-ja nuk do ta mbështesë qeverinë e re.

“Ne nuk do ta mbështesim Qeverinë e re duke qenë se jemi opozitë, pres që të ketë një diskutim ku do të diskutohen të gjitha aspektet e programit të cilat i dorëzoi mandatari dhe kryeministri i ardhshëm Hristijan Mickoski, dhe mendoj se në një pjesë të madhe të programit nuk janë realizuar premtimet që janë bërë nga të gjitha partitë që ishin në opozitë deri më 8 maj dhe sot formojnë qeverinë e re të RMV-së”, u shpreh Kovaçevski për TV21.
Ende nuk ka ndonjë prononcim nga BDI nëse do e votojnë qeverinë, por kryetari i Alternativës Bekim Sali ka deklaruar se Fronti Evropian mund ta voton qeverinë.

Deklarata e Sali në këtë Link: https://www.facebook.com/share/r/zJx9NZe8mStcK146/?mibextid=WC7FNe