Maqedoni

Gashi-Dreksler: Vendi të vazhdojë rrugën e eurointegrimeve dhe të zbatojë detyrimet e marra

Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi sot realizoi takim me ambasadoren e Republikës Federale të Gjermanisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, SH.S. Petra Dreksler, njoftojnë nga shtypi i Kuvendit.

Gashi, theksojnë nga atje, e përshëndeti iniciativën dhe aktivitetet që dalin nga Procesi i Berlinit, duke përfshirë edhe dimensionin e fundit parlamentar dhe mbështetjen e deputetit special për Ballkanin, Saracin.

“Pa dyshim, ndër më të rëndësishmet është mirënjohja për Rezolutën e Bundestagut në rrugën tonë drejt BE së, veçanërisht njohja e kulturës, identitetit dhe gjuhës maqedonase, si një segment i rëndësishëm i bashkëpunimit intensiv në të gjitha nivelet ndërmjet të dy parlamenteve. U theksua edhe programi IPS për të rinjtë, i cili duhet të vazhdojë edhe në të ardhmen, si dhe mbështetja e fondacioneve Fridrih Ebert dhe Konrad Adenauer për partitë politike të vendit”, thuhet në njoftim.

Dreksler e konfirmoi bashkëpunimin e shkëlqyer ndërmjet të dy vendeve dhe të dy parlamenteve, duke shprehur mirënjohjen për qasjen tonë ndaj programit IPS dhe kënaqësinë për dobinë e programeve të të dy fondacioneve gjermane tek aktorët politikë të brendshëm.

“Lidhur me Procesin e Berlinit, informoi për dhjetëvjetorin e sivjetshëm dhe mbajtjen e Samitit në Berlin, ndërsa duke shpresuar për pjesëmarrjen e
delegacionit parlamentar në këtë ngjarje. Ambasadorja shpreson se në periudhën e ardhshme vendi do të vazhdojë me ritme të pandërprera në rrugën e integrimit evropian dhe me zbatimin e detyrimeve të marra deri më tani”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.