Ariu sulmoi një kope në Gostivar, ka ngrënë 6 dele
Në numrin e emergjencës – 112, mbrëmë është regjistruar denoncim për sulm nga një ari ndaj kopesë së deleve në komunën e Gostivarit, njofton sot Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK).
“Në orën 20:45 është pranuar një denoncim për dele që janë mbytur dhe ngrënë në fshatin Raven. Ankuesi informoi se të martën, një ari vrau dhe hëngri gjashtë dele të tij. Fusha ku mbante kopenë ishte në periferi të fshatit Raven. Pas reagimit nga QMK në teren kanë dalur nga policia – Gostivar”, thuhet në reagimin e QMK, transmeton lideri.mk.
Siç shtojnë ata, pas konstatimit të situatës në terren, do të ndërmerren hapat në vijim nga ministritë kompetente, institucionet, ndërmarrjet publike dhe vetëqeverisja lokale./Lideri