Meta: Mirënjohje gjykatësit Zhukri, i cili mbrojti Kushtetutën kundër Mafias!
Nuk kanë të ndalur reagimet pozitive për vendimin e gjyqtarit Agron Zhukri, i cili mori vendim të guximshëm duke ia kthyer logon dhe vulën e PD-së kryetarit të saj legjendar, Sali Berisha.
Këtë vendim e ka përshëndetur edhe kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.
“Mirënjohje gjykatësit, i cili mbrojti Kushtetutën kundër Mafias!”, ka shkruar ish presidenti Meta në rrjetet sociale.
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, aleati i Sali Berishës është shprehur se tashmë vula e Partisë Demokratike është rikthyer te demokratët e vërtetë.
Në një konferencë për mediat nga selia e PL-së, Meta tha se PD-ja nuk është më në “kthetrat kriminale të Edi Ramës”. Ky vendim për Metën, është një moment i rëndësishëm për të shtuar forcat e rivendosjes së legjitimitetit, kushtetutshmërisë, parlamentarizmit dhe llogaridhënies.
“Rikthehet vula tek demokratët dhe e heq nga kthetrat kriminale të Edi Ramës. U përpoqën të shkatërronin PD si forcën e parë opozita që solli pluralizmin në vend dhe që ka merita të jashtëzakonshme. Urimet më të mira për demokratët dhe të gjithë opozitarët dhe sot është një moment i rëndësishëm për të shtuar të gjithë forcat për rivendosjen e parlamentarizmit dhe kushtetueshmërinë të cenuar rëndë dhe vendosjen e llogaridhënies në çdo nivel. Ramës i duhej shkatërrimi i opozitës për të marrë zgjedhjet vendore siç edhe ndodhi”, tha Meta.
Meta nuk kurseu as batutat.
“Apeli nuk i dha vulën Berishës, vetë Sali Berisha është vula”, shtoi ai.
Reagimi erdhi pasi vula e Partisë Demokratike tashmë do të jetë në dorën e Sali Berishës. Trupa gjykuese e përbërë nga gjyqtarët Alma Ahmeti, Elona Toro dhe Iliba Bezati vendosën sot që të mos pranojnë ankimimin e bërë nga Enkelejd Alibeaj, duke ia marrë vulën e PD-së Lulzim Bashës dhe ia dorëzuar Sali Berishës.