October 5, 2024
Maqedoni

Për gjashtë orë u dënuan 113 shoferë në Kumanovë

Gjatë ditës së djeshme (09.06.2024) në periudhën nga ora 14:00 deri në orën 20:00, Departamenti për Çështje të Komunikacionit pranë Departamentit të Policisë së Uniformës, Byroja e Sigurisë Publike dhe Njësia Lëvizëse për Siguri në Komunikacionin Rrugor kanë kryer një aksion kontrollues në territorin e Kumanovës për sanksionimin e drejtuesve të mjeteve që nuk respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit.

Gjatë kontrollit janë sanksionuar 113 drejtues mjetesh, transmeton Lideri.mk.

Prej tyre, 43 janë dënuar për drejtim mjeti pa leje, tre sanksione për leje të skaduar të qarkullimit, 26 masa për mospërdorim të kaskës mbrojtëse gjatë drejtimit të motoçikletës, etj./Lideri