Rafiz Haliti letër të hapur Mickovskit: Po të kishte Vleni qoftë një votë më shumë, unë i pari do t’ua uroja fitoren
Z. Mickoski, regjimet e majta dhe të djathta, prej viteve 90 e këndej, privatizuan pronat shtetërore e qytetare, grabitën gjithçka, por kurrë nuk i vinte radha që shqiptarët të bëhen pjesë e privatizimit të pronës shtetërore. Rjedhimisht, shqiptarët nuk janë grabitqarët e shtetit!
Po të kishte Vleni qoftë dhe një votë më shumë, do të isha unë i pari që do t’ua uroja fitoren!
Të humbasësh me 30 mijë vota diferencë e pastaj të krekosesh se ke fituar, është çmenduri në vete!
Nuk mban ujë orizi!
Juve të Vlenit nuk i’u beson askush përpos puthadorëve, sahanlëpirësve, servilëve dhe lakmiqarëve të pushtetit.
Z. Mickoski, ne shqiptarët kemi ditur të respektojmë fqinjët tanë, pavarësisht përkatësisë kombëtare, fetare e racore, dhe do të vazhdojmë t’i respektojmë, për shkak se kështu na edukuan të parët tanë!
Vota është thelbi dhe bazamenti i demokracisë. Z. Mickoski, ju duhet t’a dini se vota dhe votuesi janë të shenjtë!
Z. Mickoski, me politikat e juaja, para dhe pas zgjedhjeve ju keni shkelur mbi këta të drejta të shenjta për secilin liridashës. Me politika nacionaliste dhe shoviniste nuk trasohet rruga e ardhmërisë
Z. Mickoski, shqiptarët kanë qenë të shtypur e të nënçmuar nga regjime të ndryshme por asnjëherë nuk janë përkulur, prandaj, edhe kësaj radhe nuk do të përkulemi!
Liderët, deputetët, strukturat e Frontit Europian dhe intelektualët e mirëfilltë me patjetër që duhet të vihen në mbrojtje të votës së tyre duke e ngritur zërin.
Në një vend që përbuzet, ofendohet dhe anashkalohet votuesi, posaçërisht në një shtet multietnik siç është RMV-ja, ku shqiptarëve çdoherë i’u janë mohuar të drejtat më elementare, të veprosh kështu siç veprojnë krerët e Vlen, duke kërkuar legjitimitet për përfaqësim nga VMRO-ja dhe Mickoski dhe në të njejtën kohë si humbës të krekosesh tërë ditën sikur bretkocat në këneta se i ke fituar zgjedhjet, është më shumë se tradhëti!
Jeni duke shkelur rëndë mbi dinjitetin e gjithë atyre që me dekada sakrifikuan për komb dhe atdhe!
Jeni duke shkelur të tashmen si dhe të ardhmen e brezave që vijnë!
Me keqardhje po ju drejtohem për shkak se me një pjesë tuajën edhe njihem.
Secili njeri, mbi të gjitha duhet ta dijë se çdo gjë e ka fillimin dhe mbarimin e vet. Prandaj, ruajeni fytyren!
Paftyrësia dhe tradhëtia, çdoherë kanë rrugëtuar bashkë, bashkë…