Tre zjarre në Shkup: Në Karposh, Butel dhe Saraj
Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar tre zjarre në ambiente të jashtme. Zjarrfikësit kanë ndërhyrë për shuarjen e vegjetacionit të ulët të djegur në rajonin e Shkupit, njoftoi mëngjesin e sotëm Qendra për Menaxhimin e Krizave (QKK).
Zjarre ka pasur në lagjen “Vizbegovë” në komunën e Butelit, në “Zlokuçan” në Karposh dhe në afërsi të unazës Shkup-Tetovë në Saraj.
QKM apelon për vigjilencë për shkak të ndryshimeve të papritura të motit, transmeton portali lideri.mk, sidomos në vendet më të larta – malore, ku do të ketë.