Maqedoni

Tiron Jajaga prej sot është ministër i Mbrojtjes deri në zgjedhjen e qeverisë së re

Pas shkrimeve se kryeministri teknik Talat Xhaferi dhe disa ministra në kundërshtim me ligjet dhe përkundër pozitës parlamentare mbeten në poste ministrore, sot në mëngjes nga Ministria e Mbrojtjes kanë informuar se ministrja Sllavjanka Petrovska nuk do ta drejtojë më këtë institucion.

Deri në zgjedhjen e një ministri të ri, atë post do ta mbajë ministri i tokës, Tiron Jajaga, transmeton Lideri.mk.

– Të nderuar ministra, Ministria e Mbrojtjes ju njofton se me verifikimin e mandatit parlamentar më 28 maj, ministres së Mbrojtjes Slavjanka Petrovska i ka përfunduar mandati. Deri në zgjedhjen e ministrit të ri, Ministria e Mbrojtjes do të menaxhohet me kapacitet të plotë nga zëvendësministri Tiron Jajaga”, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Mbrojtjes./Lideri