Gazetarët në Maqedoni do të mund të përdorin celularë në seancat gjyqësore
Kryetarja e re e Gjykatës Kushtetuese, Dobrilla Kacarska, ka dhënë urdhër urgjent që gazetarëve të mos u ndalohet të mbajnë celularët e tyre në seancat e Gjykatës Kushtetuese.
Ajo e konfirmoi këtë sot për media, duke shpjeguar se ishte gjithashtu e befasuar kur kuptoi se mbajtja e celularëve në seanca është e ndaluar.
Do të punojë në maksimum për të rritur transparencën e këtij institucioni gjyqësor.
“Është e vërtetë që Gjykata Kushtetuese është e mbyllur maksimalisht dhe se vitet e fundit ajo është mbyllur, në vend që të hapet për qytetarët.
Kur kuptova që gazetarët nuk lejoheshin të hynin me celular, unë menjëherë i dhashë urdhër Sekretarit të Përgjithshëm, dhe sigurimi tashmë është njoftuar, ndërsa nga seanca tjetër, ju gazetarët do të mund të hyni lirshëm me telefonat celular dhe ju mund t’i përdorni ato”, tha Kacarska.
Ajo, siç sqaroi. ka kërkuar të njoftohet se pse ka qenë kështu deri më tani./Telegrafi/