Rrihet barbarisht avokati i Sali Berishës
Goditet me grushte dhe dorezë hekuri avokati i Sali Berishës dhe Inceneratorit të Tiranës, Sokol Mëngjesi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e ish- Bllokut në Tiranë në orën 08:50.
Avokati Mëngjesi është goditur nga tre persona të panjohur teksa ishte duke ecur në rrugë.
Aktualisht po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.
Policia njoftoi se “sot, rreth orës 08:50, në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, persona ende të paidentifikuar kanë goditur shtetasin S. M., me profesion avokat. I dëmtuari është dërguar menjëherë në spital për dhënien e ndihmës mjekësore dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Gjendja e tij shëndetësore është normale“.