Maqedoni

Vesna Bendevska nga ZNAM, për ministre e Drejtësisë

Deputetja dhe bartësja e listës zgjedhore nga partia ZNAM, Vesna Bendevska, do të jetë propozim për ministre të re të Drejtësisë, mëson Zhurnal.

Në negociatat, partia e Maksim Dimitrievskit pati mundësinë të udhëheqë dy ministri (të Drejtësisë dhe atë për Administratë).

Në zgjedhje, Bendevska ishte bartëse e ZNAM në njësinë zgjedhore 5 dhe mori vota të mjaftueshme për t’u bërë edhe një herë deputete.

Ish-deputetja e LSDM-së deri para pak kohësh ishte kryetare e Komisionit për Parandalim dhe Luftim të Diskriminimit.