Nga përleshja e armatosur mbrëmë vdiq blogeri dhe kengëtari, Amar Ismani
Këngëtari 29 vjeç Amar Ismani nga Shkupi është personi që mbeti i vrarë mbrëmjen e djeshme nga gjuajtjet me armë në të ashtuquajturën “Rruga e Plastikave” në Shkup, përcjell TV21. Përveç këngëtarit, në spital janë shtritë edhe 3 persona të plagosur. Dy të plagosur janë transportuar në Qendrën Klinike ë Shkup, kurse rreth orës 23:45 i plagosuri tjetër është transportuar në Spitalin e qytetit “Shën Naumi i Ohrit”. Ende nuk dihet se cilat kanë qenë shkaqet e gjuajtjes me armë.