Maqedoni

“Bllagoja Toska” nuk u përfundua në afatin e duhur, Kasami thotë se do merren masa ndaj kompanisë

Bulevardi “Bllagoja Toska” afër kazermës së Tetovës filloi të ndërtohet disa ditë para fillimit të fushatës zgjedhore, gjegjësisht më 19 shkurt. Kryetari i Tetovës Bilall Kasami atëherë tha se ky bulevard do të përfundojë për rreth tre muaj.

“Sot ne jemi këtu të shohim se si kanë nisur edhe të përcjellim në vazhdimësi realizimin e këtij projekti i cili do të mbyllet jo më shumë se tre muaj”, pati thënë Bilall Kasami në muajin shkurt.

Ndërkohë në kontratën për realizimin e punimeve në këtë bulevard, në nenin gjashtë thuhet se kohëzgjatja e kësaj kontrata është tre vjet.

-Bulevardi tek kazerma, filluan punimet dhe tash janë ndërprerë dhe plus në kontratën thuhet se koha e realizimit është tre vjet, ndërsa ju thatë tre muaj?

“Jo ka sigurisht ndonjë gabim, ndonjë gabim ka unë thash 60 ditë dhe jo më shumë se tre muaj, duke papasur parasysh se atje kemi edhe mbikëqyrës të ri i cili duhet të jep udhëzime në punime. Kompania ka obligim ta kryej punimet në bazë të asaj marrëveshje, aty nuk ka dyshim”, Bilall Kasami, (27 shkurt 2024).

Për shkak se kompania nuk i ka kryer punët sipas afatit, Kasami thotë se do të ketë sanksione.

“Sigurisht që do të ketë sanksione. Ne kur e caktuam afatin ajo ishte në kuadër të dinamikës që e prezantoi kompania. Ne nuk kemi dashur që ta bëjmë problematike këtë çështje para zgjedhjeve por patjetër që çdo vonesë do duhet të ketë edhe reperkusione”, Bilall Kasami – kryetra i komunës Tetovës –( 27 shkurt 2024).

Ndryshe ky bulevard është i gjatë 450 metra. Siç shihet në pamjet e tanishme një pjesë akoma nuk është hapur dhe se këto ditë nuk po punohet./TV21/