Maqedoni

Marrveshja e Prespës, Gerapetritis: Nuk mund të ndryshohet, kërkon zbatim

Athina zyrtare edhe sot “nuk ia lë për borxh” për t’ua përkujtuar dhe sqaruar edhe njëherë zyrtarëve të Maqedonisë së Veriut se e ardhmja e vetmje europiane e vendit, është në fatin e duarëve të Greqisë dhe jo vetëm, se Marrëveshja e Prespës duhet me doemos të respektohet dhe përpikë të zbatohet.

 Shefi i dipomacisë greke Jorgos Gerapetritis në intervistën e dhënë për televizionin grek “Skaj” tha se Marrëveshja e Prespës duhet të respektohet jo vetëm që shtetit të ketë vazhdimësi në procesin eurointegrues, por edhe për arsye se e njëjta marrëveshje është e ratifikuar nda dy parlamentet, dhe nuk mund të ndryshohet vetëm nga njëra palë, pasi që teksti i marrëveshjes, siç tha ai, nuk parashikon ndryshim apo anulim të njëanshëm të saj.
“Bëhet fjalë për marrëveshje ndërkombëtare që ratifikuan dy parlamentet dhe kjo do të thotë se nuk mund të ndryshohet në njëanshmëri. Edhe nëse ka vullnet nga Maqedonia e Veriut apo Greqia për ta ndryshuar njëanshëm marrëveshjen, kjo nuk mund të ndodhë. Marrëveshja e Prespës ishte nën kryesimin e Kombeve të Bashkuara, kishte përfaqësues të OKB-së dhe kjo i jep fuqi më të madhe marrëveshjes”, u shpreh Gerapetritis për “Skaj”.
Pas mbarimit të zgjedhjeve të dyfishta dhe mos përmendjes së emrit kushtetues të shtetit gjatë inagurimit të presidentës së re Gordana Siljanovska Davkova në Kuvend, Greqia përcolli mesazhe, se çdo mos respektim i Marrëveshjes së Prespës, cënon të ardhmen europiane të vendit.