BallinaMaqedoni

Ndotje e madhe në liqenin e Ohrit, alarmojnë aktivistët

Liqeni i Ohrit kohëve të fundit po përballet me krizë të vazhdueshme mjedisore që ka shkaktuar shqetësim të thellë tek ambientalistët por edhe qytetarët lokal. Përveç se tashmë kërcënohet për tu futur në listën e trashëgimive kulturore botëorore të rrezikuara, është duke u vënë në rrezik edhe vetë ekzistenca e Liqenit dhe specieve që jetojnë në të thonë aktivistët. Arian Merolli, studiues i Liqenit të Ohrit thotë se problem i madh është lumi Sateska, por edhe ujrat e zeza që grumbullohen gjatë reshjeve të shiut.
“Ka një problematikë që vjen jo vetëm nga lumi Sateska që derdhet direkt në Liqen dhe për fat të keq ende nuk përfundoi korita e vjetër e lumit të që të derdhet në lumin Drini i Zi, por problem tjetër është edhe fakti që në raste kur ka reshje të konsiderueshme siç ishte edhe rasti i para disa ditëve, fakti që në sistemin e mbledhjes sëë ujrave të zeza të dy qyteteve Ohrid dhe Strugës nuk është menduar që ujrat e shiut të përfshihen në sistemin kolektor, bën të pamundur që liqeni i Ohrit ose kolektori që mbledh ujrat e zeza, të mos e përballojn volumin e ujit dhe të bëhet shkak që një pjesë e tyre të mos kalojnë përmes sistemit por të derdhen në rrugë dytësore.”, u shpreh Arian Merolli, studiues i Liqenit të Ohrit.
Një nga çështjet më shqetësuese të ngritura nga Merolli është mungesa e bashkëpunimit efektiv ndërmjet dy shteteve, Maqedonisë dhe Shqipërisë. Sipas tij, kjo mungesë bashkëpunimi dhe koordinimi ka kontribuar në probleme të shumta, përfshirë peshkimin e pa kontrolluar, degradimin e pyjeve, ndotjen nga ujërat e zeza dhe urbanizimi i pakontrolluar.
“Dua të theksoj dhe diçka tjetër, që ajo që është më shqetësusese nga të gjitha problematikat që un vërej është problemi që mungon një farë bashkëpunimi ndërmjet të shteteve, formalisht ne kemi një kuadër ligjor, kemi ngritur disa struktura, por një funksionim real i tyre është larg asaj që pritet dhe larg asaj që ti bëjë realitet masat që duhet të merren për mbrojtjen e Liqenit të Ohrit.”, tha Merolli.
Misioni i katërt monitorues nga UNESCO u realizua në mars të këtij viti. Ndërsa me raportin e ri të UNESCO-s që pritet të publikohet së shpejti, mbetet për tu parë nëse dy shtetet do të jenë në gjendje të zbatojnë masat e rekomanduara për ta mbrojtur statusin e Liqenit./TVM2