Maqedoni

Shkup, sulmohet fizikisht nga bashkëshortja një 23 vjeçar

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme një person ka raportuar se bashkëshortja e tij M.A. e ka sulmuar fizikisht, ndërkohë kanë bërë të ditur se po merren masa për zbardhjen e rastit.

“Me datë 23.05.2024 në ora 21:20 në RV Shkup, një 23 vjeçar nga Shkupi ka raportuar se është sulmuar fizikisht me send të fortë nga bashkëshortja e tij M.A., në shtëpinë e familjes në zonën e Gazi Babës. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, thuhet në njoftimin e MPB-së.