Maqedoni

Oda e zejtarëve – Shkup, sfidat e sipërmarrësve

Çdo ditë shkon duke u rritur numri i grave që fillojnë biznesin e tyre dhe kërkojnë të jenë të pavarura. Në konferencën ndërkombëtare të organizuar nga Oda e Zejtarisë – Shkup, me moton “Sfidat dhe nevojat e grave sipërmarrëse”, u shkëmbyen  përvoja në fushën e zejtarisë, si dhe u promovua Shoqata për Gratë Sipërmarrëse.
Gjithashtu u promovuan edhe 18 mjeshtre të reja-femra që kanë marrë diplomën për përfundimin me sukses të provimit përfundimtar. Vjen momenti kur e kuptoni se mund të jeni edhe vetëm i suksesshëm dhe ta përmbushni ëndrrën tuaj, thotë Shpresa Selimi, mjeshtre e kozmetikës.
“Ky është një hap shumë i rëndësishëm personalisht për mua, por edhe për të gjitha gjeneratat e ardhshme, sepse si mentor kam shumë nxënës, që ta shohin shembullin se edhe gruaja mund të arrijë në këtë shkallë që jam sot.”, – deklaroi fituesja e Diplomës për Provimin e Masterit, Shpresa Selimi.
“Ajo grua, më lejoni të apeloj apo të jap një mesazh grave, t’ju them të mos keni frikë të bëni biznes dhe më falni juve burra që duhet ta them, por ne gratë jemi më punëtore dhe më vendimmarrëse.”, – theksoi zejtarja e Filigraneve, Zejxhane Celina.
“Është rritur interesimi për arsye se punoj në kozmetikë, mendoj se kjo është punë e përshtatshme për gratë. Dhe pas trajnimeve që marrim këtu, shumë femra kualifikohen si mjeshtre në punën e tyre, bëhen të pavarura dhe hapin biznesin e tyre.”, – u shpreh pronarja e Qendrës për Estetikë, Suzana Blazhevska.
“Kryesisht përzgjedhin zanate si paruker, grimer. Këto janë profilet që më tepër kërkohen dhe janë në trend. Gjithashtu edhe zanati për zbukurimin e thonjve, pra profesionet që merren me dukjen e individit janë më të kërkuara.”, – theksoi kryetari i Odës së Zejtarëve – Shkup, Goran Ristovski.
Në konferencën ndërkombëtare dyditore, gratë nga vendi, Ukraina, Mali i Zi, Kosova, Serbia dhe Shqipëria do të diskutojnë gjithashtu se çfarë lloj mbështetjeje marrin për kryerjen e aktiviteteve.