June 26, 2024
Maqedoni

Një person dëbon me dhunë nga objekti hotelierik dy gra në Gostivar

Me datë 22.05.2024 në ora 13:00 në DPB-Gostivarit, M.J.(80) nga Gostivari ka raportuar se rreth orës 11:30 në një lokal në Gostivar, personi N.N. nga Gostivari, është sjellë në mënyrë agresive ndaj saj dhe shoqes së saj M.G. dhe i ka dëbuar me dhunë nga objekti hotelierik. Janë marrë masat për zbardhjen e rastit. TS