DiasporaMaqedoni

Vëllezërit struganë Adi dhe Eddie Veseli janë një histori suksesi në Amerikë

Nga Keze Kozeta Zylo

Në muajin e trëndafilave në maj, z. Eddie Veseli bashkë me familjen e tij hapën restorantin më të ri “Allendale Steak” sipas emrit të qytetit më të vogël, por dhe shumë i veçantë, New Jersey.
Në këto mjedise komode morën pjesë në inagurimin e këtij restoranti jo vetëm miqtë dhe shokët, por dhe kryetarja e bashkisë së Allendale në New Jersey Mayor Amy Wilczynski. Ja si shkruan në urimin e saj për familjen Veseli, Mayor Amy Wilczynski në llogarinë e saj në F/B: “Urime Eddie Veselit dhe familjes për hapjen e shtëpisë së re “Allendale Steak”. Ushqimi është i mrekullueshëm dhe hapësira është e bukur”.
U ndjeva shumë krenare nga urimi i saj dhe natyrshëm u frymëzova për ta ndarë me publikun këtë histori suksesi që bëhet burim frymëzimi për Diasporën dhe Kombin.
Duke i njohur nga afer këta vëllezër patriotë, të kulturuar dhe bamirës nuk e quajtëm befasi hapjen e restorantit më të ri pasi ata janë shumë punëtorë dhe punën e kanë në rremba të gjakut.
Adi dhe Eddie Veseli dy vëllezër shumë të suksesshëm janë pronarë të restorantit “Mezza Luna” në shtetin e New Jersey-t. Gjatë intervsistës më parë për TV “Alba Life” me të dy vëllezërit dhe shkrimtaren Sabie Veseli ata pohuan plot thjeshtësi dhe mirësi se këto biznese janë gjithmonë në shërbim të klientëve, por edhe të Kombit në bazë të mundësive tona. Ata edhe pse janë sipërmarrës të bizneseve marrin pjesë gjallërisht në aktivitetet e rëndësishme për çështjen kombëtare.
Restoranti “Mezza Luna Bistro” ne NJ me bashkëpronarët shqiptarë Adi dhe Eddie Veseli ka mjedise shumë komode.
Ata kanë një përvojë të gjatë gatimi në restorantet më të mira. Kuzhinierët dinë të prezantojnë vizionin e tyre, mireprësin gjithë mysafirët që vinë. Ata kanë një staf shumë te kujdesshëm dhe të përkushtuar. Atje merr një përvojë fantastike dhe të shijon çdo gjë nga pjatat që të servirin.
Jam e sigurtë se “Allendale Steak” do të jetë një perlë e vërtetë e kuzhinës. Menuja ka një sërë përzgjedhjesh dhe secila e krijuar me saktësi dhe me shije. Nga mezetë te ëmbëlsirat, çdo kafshatë është një udhëtim nëpër përsosmërinë e kuzhinës. Ekipi i përvojës i udhëhequr nga pronari, Eddie Veseli, stafi i vëmendshëm që merr porositë që nga mbushja e gotave të verës (BYOB), deri te shërbimi i ushqimeve të përgatitura në mënyrë perfekte, dhe të gatuara saktësisht sipas porosisë do ta bëjnë dhe më tërheqës këtë restorant të sapo hapur në New Jersey.
Me punën e tyre jo pak të lodhshme dhe me një shërbim të jashtëzakonshëm, me anëtarë të stafit që janë jo vetëm të vëmendshëm, por edhe vërtet të pasionuar kane arritur suksesin dhe jo pak vëmendjen e personaliteteve të larta. Tek Restoranti “Allendale Steak” bëhet një vizitë e domosdoshme për ata që kërkojnë përsosmërinë e kuzhinës dhe një mbrëmje të paharrueshme.
Çdo njeri ka historinë e tij për të treguar, por kur dëgjoj për shqiptarë që kanë banuar dhe banojnë jashtë kufirit shqiptar të përcaktuar me dhunë nga fuqitë e mëdha në shekullin e kaluar, ato bëhen dhe më interesante dhe kurioziteti shtohet dhe më shumë për të mësuar rreth jetës së tyre të vërtetë. Ata kanë ardhur nga Struga qytet brenda shtetit të Maqedonisë dhe u integruan plot sukses në Amerikë. Ata janë të lidhur fort me rrënjët shqiptare, me Gjuhën Shqipe dhe kanë krijuar familjet e mrekullueshme në Amerikë.
Suksese dhe mbarësi vëllezërit Adi dhe Eddie Veseli ne sipërmarrjet tuaja të biznesit!

Pak histori për qytetin Allendale ku janë restorantet shqiptare

Me një popullsi prej pak më shumë se 6,800, Allendale krenohet që është një nga qytetet më miqësore në Bergen County. Përveç shkollave fituese të çmimeve, Allendale ka të gjithë hijeshinë e qytetit të vogël të Amerikës. Rruga kryesore duket si një pikturë e Norman Rockwell dhe hapësira e hapur e qytetit e bën atë vërtetë unike në qarkun më të populluar në New Jersey.
“Perlat e çmuara” të Allendale përfshijnë Fermën e Selinos, e cila përbëhet nga mbi 107 hektarë tokë dhe është një nga strehët më unike të shpendëve në shtet, dhe Crestwood Lake Park, i cili pret një nga klubet më piktoreske të notit të qarkut.
Mbi të gjitha, ajo që e bën Allendale një vend të mrekullueshëm për të jetuar janë banorët e saj. Allendale nuk e ka humbur kurrë ndjenjën e historisë dhe përpiqet të mbajë një mënyrë jetese që të kujton kohët e shkuara. Paradat e Ditës së Përkujtimit, hot dogët në shtëpinë e zjarrfikësve vullnetarë dhe fishekzjarrët më 4 korrik, të gjitha pasqyrojnë mjedisin e qytetit të vogël që është kaq i rrallë.

Autorja e shkrimit eshte shkrimtare, poete dhe bashkëthemeluese e TV, dhe Shkollave Shqipe “Alba Life” në New York, “Ambasador i Kombit”. Gruaja e Vitit 2022, New York nga Organizata e mirënjohur “Motrat Qiriazi”. Ka marrë titullin e lartë: Kalorës i Urdhrit të Flamurit nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë.

16 Maj, 2024
Staten Island, New York