September 19, 2024
Maqedoni

Nervozë e të qeshura në Kotor! “Përplasen” Rama e Vuçiq, ky i fundit ndal mikrofonin

Në Kotor të Malit të Zi u mbajt Samiti i liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe atyre të Bashkimit Evropian (BE), ku u diskutua për Planin e Rritjes për këtë rajon, përcjell TV21. Gjatë takimit pati “përplasje” nga distanca mes kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe presidentit Serb Aleksandar Vuçiq. Gjithçka nisi kur kryeministri malazez, Milojko Spajiç ia kaloi fjalën Vuçiqit dhe i tha se ai e ka radhën me një fjalim të shkurtër, më pas tha mund të jetë i gjatë, ndërsa ndërhyri Rama, që ia mori mikrofonin Vuçiqit dhe tha se ai zakonisht i zgjat fjalimet, ndërsa më pas lëshoi kronometrin për të matur kohën e Vuçiqit, në fund të fjalimit Rama sërish ia mori mikrofonin presidentit serb, por ky i fundit e ndali mikrofonin.