Varheji me deklaratë superoptimiste: Bëhuni gati për anëtarësim në BE deri në vitin 2027!
Nuk ka asnjë justifikim që Ballkani Perëndimor të mos jetë gati për hyrjen në BE deri në vitin 2027, i tha Komisioneri për Zgjerim i BE-së, Oliver Varhei, Talat Xhaferit, Aleksandar Vuçiqit, Edi Ramës, Albin Kurtit, Bojana Kristos dhe Milojko Spajicit në samitin e Kotorrit të Malit të Zi, shkruan gazeta Avaz nga Sarajeva.
Siç transmeton portali lideri.mk nga Shkupi, Varheji tha se Plani i Zgjerimit së BE-së është realitet, zbatimi i të cilit tashmë ka filluar.
“Duket se rajoni jo vetëm e ndjen, por edhe e kupton dhe jep rezultate”, tha ai.
Ai shtoi se plani ofron një ofertë serioze për rajonin dhe se “prandaj është shumë i lumtur kur dëgjon se Ballkani është optimist”.
Ai thotë se Komisioni i ardhshëm Evropian “duhet të jetë një Komision Evropian i zgjeruar”./Lideri