Maqedoni

Ditmire Shehu: Nëse fillojmë kështu, duhet t’i prishim zgjedhjet në tërë Maqedoninë

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka vazhduar seancën ku shqyrtohen dhe vendoset ndaj parashtresave të partive politike për vendvotime të caktuara.

“Shehu: Këshillat zgjedhor, jo vetëm në këto zgjedhje, jo vetëm në këto vendvotime – por këtë do ta them në fund. I kam të gjitha procesverbalet… E gjithë Maqedonia, raportet i kanë të mbushura gabimisht. Nëse fillojmë kështu, duhet ta prishim gjithë Maqedoninë.
Dashtevski: Unë pajtohem me ju se procesverbali nuk është plotësuar mirë dhe për këtë e shkatërruam.
Shehu: Por nënshkrimet dhe numri i përgjithshëm i votave përputhet dhe është e saktë këtu”, transmeton TV21.