Mbyllet takimi me shqiptarët në Athinë, përqafimi i ngrohtë i Ramës me bashkëshorten
Është mbyllur takimi i kryeministrit Edi Rama me emigrantët shqiptarë në Athinë.
Rama ka falenderuar të pranishmit në takim, duke u ulur në gjunjë para tyre.
Pasi përfundoi fjalimin, drejt Ramës ka shkuar bashkëshortja e tij, Linda, e cila e përqafoi dhe e duartrokiti.
Rama bëri me dije gjatë takimit se kanë nisur negociatat për marrëveshjen e pensioneve me Greqinë, teksa tha se me qeverinë aktuale greke mund të bashkëpunohet mirë.
Takimi nisi me performancën e këngëtarëve shqiptarë Era Rusi dhe Noizy, për të vijuar më pas me fjalën e Romina Kukës, Blendi Klosit, Majlinda Dhukës dhe Elisa Spiropalit.