Rajon - Botë

Thellohet rëndë bilanci i viktimave në Brazil, vijojnë ende të zhdukur dhjetëra persona

Është rënduar sërish bilanci i viktimave në Brazil për shkak të përmbytjeve katasrofale.

Deri më tani janë gjetur trupat e 107 personave, ndërsa ende vijojnë të jenë të zhdukur 136 të tjerë. 100 mijë persona janë detyruar të zhvendosen nga rajoni, shumë prej të cilave të shpëtuar me barka ose me helikopterë.

Rrjeti britanik The Guardian shkruan se përmbytjet shkatërrimtare kanë rrëzuar ura dhe vepra infrastrukture, duke prishur shumë pika hyrjeje në zonën e Porto Alegre, ku raportohet për mungesa furnizimi me ushqim dhe grabitje.

Dëmet llogariten të jenë miliona dollarëshe. Ekipet e kërkim shpëtimit po vijojnë ende për të gjetur trupat e pajetë të të zhdukurve.