BallinaMaqedoni

Fronti Europian mesazh VMRO DPMNE-së: Mos luaj me shqiptarët! Kjo ka pasoja për stabilitetin…

Kryesia Qendrore e BDI-së u mblodh sot në selinë në Reçicë të Vogël për të diskutuar rreth zhvillimeve të fundit politike në vend të krijuara pas zgjedhjeve të 8 majit.

BDI, si udhëheqëse e Frontit Europian, në konsultim me të gjitha partitë e tjera që e përbëjnë këtë koalicion, po bashkërendojnë aktivitetet e rradhës që do t’i ndërmarrin ditëve në vijim

Sipas burimeve të TV21, liderët nesër do të takohen dhe do të dërgojnë porosi dhe paralajmërim serioz deri te VMRO-DPMNE-ja të mos luaj me shqiptarët dhe të mos nënçmohet vullneti i shumicës së shqiptarëve si komuniteti i dytë më i madh në vend.

Sipas burimeve tona, liderët e Frontit Europian dhe Ali Ahmeti do ta paralajmërojnë VMRO-në por edhe liderët e VLEN-it që të respektohet legjitimiteti i dalë nga zgjedhjet e 8 majit.

Burime të TV21 thonë se në takim është cekur se Fronti Europian do ta mbrojë me fanatizëm legjitimitetin e shqiptarëve në vend, në të kundërtën humb nevoja për organizim politik te shqiptarët në Maqedoni.

Ata thonë se me këtë politikë VMRO po përpiqet që shqiptarët në të ardhmen të rreshtohen pas partive politike maqedonase, VMRO dhe LSDM, dhe edhe me këtë te humb nevoja për organzim politik te shqiptarët.

Nga Fronti paralajmërojnë se me këtë poltikë rrezikohet edhe stabiliteti dhe persepktiva e vendit, por edhe stabiliteti ekonomik dhe social.

Liderët e Frontit Europian takimin do ta mbajnë nesër në orën 13 në Holiday INN, pas çka do të mbetet të shihet se me çfarë deklarimesh do të dalin.