Maqedoni

Minsitri Sali takoi infermierët shqiptarë në Maqedoni: Falemnderit për përpjekjet tuaja mbinjerëzore

Me kënaqësi të veçantë sot në Kërçovë mora pjesë në ngjarjen e organizuar nga Shoqata e Infermiereve Shqiptare, deklaroi për mediat ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali, duke joftuar se është diskutuar për mendimet, sugjerimet dhe propozimet e tyre për avancimin e statusit të infermiereve-teknikëve dhe, në përgjithësi, të sistemit shëndetësor.
“Takimi ishte në kuadër të shënimit të Javës Ndërkombëtare të Infermierisë dhe pjesë e takimeve të rregullta me përfaqësues të fushës së mjekësisë, ku bashkërisht nxjerrim përvoja dhe shkëmbejmë leksionet e reja që dalin nga sfidat e përditshme.
Edhe një herë i shpreh falënderimet tona për përpjekjet e tyre mbinjerëzore dhe kujdesin e palodhur ndaj pacientëve”, deklaroi Sali.