Maqedoni

Makroni në maqedonisht ia uroi fitoren Siljanovskës – Franca mbetet në anën e Maqedonisë së Veriut

Një ditë pas zgjedhjeve, presidenti i Francës, Emanuel Makron ia uroi fitoren Gordana Siljanovska Davkovës. Në gjuhën maqedonase dhe me alfabetin cirilik përmes rrjetit social Facebook, Makron shkroi se Franca mbetet në anën e Maqedonisë së Veriut për të ardhmen europiane.

“E përshëndes përkushtimin e guximshëm të Stevo Pendarovskit, ndërsa Gordana Siljanovska Davkovës ia uroj zgjedhjen për presidente. Franca mbetet në anën e Maqedonisë së Veriut në reformat e saj dhe në të ardhmen e saj europiane”, tha Makron.

Siljanovska Davkova, po ashtu përmes Facebook-ut ia ktheu presidentit Francës. Mesazhin e shkroi në frëngjisht.

“Përkrahja Juaj, shpresoj se do t’ia hapë rrugën Maqedonisë drejt Europës, ndërsa mund të them se përpjekjet e mia do të jenë në drejtim të ndërtimit të konsensusit për reforma që do t’u mundësojnë qytetarëve të Maqedonisë të jetojnë sipas standardeve europiane”, ia kthehu Siljanovska.

Ajo shtoi se gjatë mandatit të saj do të punojë për përforcimin e marrëdhënieve dypalëshe, sidomos në sferën e ekonomisë, kulturës dhe shkëmbimit shkencor mes dy vendeve miqësore.

Siç dihet, në tetor 2019, pikërisht Makron dhe Franca e bllokuan zgjerimin e BE-së, me çka u vendos “tra” për fillimin e negociatave me Maqedoninë dhe Shqipërinë. Në atë kohë, vetëm Franca e bllokoi Maqedoninë ndërsa Holanda dhe Danimarka e përkrahën Shkupin duke i kundërshtuar ambiciet eurointegruese të Tiranës. Finlanda propozoi që të Maqedonia dhe Shqipëria të ndahen nga pakoja, por Franca nuk u pajtua me këtë. Pastaj u vendosën disa veto nga Bullgaria pas çka u krijua kontesti mes Shkupit dhe Sofjes, ndërsa shteti ynë u bllokua në rrugën drejt BE-së.

Franca dhe Makron vendosën që të ndërmjetësojnë në këtë kontest me të ashtuquajturin Propozimi francez që u votua në 2022 në Kuvendin e Maqedonisë ndërsa Maqedonia e mbajti seancën e parë ndërqeveritare me BE.

Por me propozimin francez parashihet vendosja e bullgarëve në Kushtetutën tonë, gjë për të cilën nevojiten 2/3 në Kuvend. Duke marrë parasysh se VMRO-DPMNE është kundër, ndryshimet kushtetuese ende nuk janë votuar.

Kjo është arsyeja kryesore se pse Maqedonia ende nuk e ka mbajtur seancën e dytë ndërqeveritare me të cilën edhe zyrtarisht do të fillojnë negociatat, përkatësisht hapja e