BallinaMaqedoni

Xhaferi: Grubi as nuk është Qeveri dhe as nuk është parti

“Qëndrimi individual është përgjegjësi individuale”, kështu thekson kryeministri teknik, Talat Xhaferi duke komentuar veprimet e eksponentëve të BDI-së të cilët publikisht dolën me thirrje në rrjetet sociale për të mos votuar për president në zgjedhjet e 8 majit.

Duke komentuar veprimet e zëvendëskryeministrit, Artan Grubi, Xhaferi tha se ai nuk përfaqëson as partinë dhe as Qeverinë por ka përgjegjësi individuale për veprimet e ndërmarra.

Zyrtarisht sipas tij, partia nuk ka pasur qëndrim për bojkot por ka bërë thirrje që qytetarët të votojnë sipas bindjes së tyre.

“Grubi as nuk është Qeveri dhe as nuk është parti. Unë kisha deklarata si kryeministër nga vendvotimin im dhe siç e patë edhe ju se edhe unë kam votuar dhe i kam marrë dyja fletat. Qëndrimi individual nuk është qëndrim i përgjithshëm nga i cili mund të dal një konstatim”, tha Xhaferi./ Alsat.mk