Maqedoni

41 femra pjesë e përbërjes së re parlamentare, mbi gjysma nga radhët e VMRO-së

Bazuar në rezultatet e fundit të KSHZ-së, në përbërjen e re parlamentare do të ketë 41 deputete femra, por duhen edhe 7 të tjera nga të gjitha partitë për të arritur pragun e përfaqësimit gjinor në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Kjo nënkupton se me Formulën e Dontit, krijohet hapësirë për kandidaten e radhës femër në listat, pavarësisht nga cila parti, por duhet të jetë brenda njësisë së njëjtë zgjedhore.

Mandatet e deputetëve në përbërjen e re:

Nga 58 mandate të VMRO DPMNE-së, 23 janë deputete femra
Nga 19 mandate të koalicionit “Fronti Evropian”, 5 janë femra
Nga 18 mandate të koalicionit të LSDM-së, 7 janë femra
Nga 13 mandate të koalicionit VLEN, 3 deputete janë femra
Nga 6 mandate të lëvizjes ZNAM, 2 deputete janë femra
Nga 6 mandate të partisë E majta, 1 deputete është femër.

Në njësinë e 1 zgjedhore gjithsej 6 deputete janë femra: 4 nga VMRO dhe 2 nga LSDM. Në njësinë e 2 zgjedhore, gjithsej 5 deputete janë femra: 2 nga VMRO, 1 nga Fronti Evropian, një nga Koalicioni VLEN dhe 1 nga Lëvizja ZNAM. Në njësinë e 3 zgjedhore, gjithsej 7 deputete janë femra: 6 nga VMRO dhe 1 nga LSDM. Në njësinë e 4 zgjedhore po ashtu ka 7 deputete femra: 5 nga VMRO dhe 2 LSDM. Në njësinë e 5 zgjedhore dolën 8 deputete femra: 4 nga VMRO dhe nga 1 kanë LSDM, FE, VLEN, ZNAM dhe E majta.

Të rezervuara për deputetet femra, janë 40% të ulëseve të Kuvendit, që nënkupton se 48 gra nga 120 deputetë do të jenë në përbërjen e re parlamentare. Por, akoma është herët për listën përfundimtare të përfaqësimit të grave në godinën ligjvënëse sepse nga partitë që do të hynë në pushtet, bartësit e listave si zakonisht marrin poste ministrore e funksione të tjera shtetërore. Por, në disa raste edhe kryetarët e komunave janë bartës të listave zgjedhore apo të përfshirë në marrjen e mandateve në Kuvendin e ri. /Alsat.mk