Mucunski: BDI-ja humbi dyfish – bojkoti nuk u funksionoi dhe po shkojnë në opozitë
Timço Mucunski nga radhët e VMRO-DPMNE-së tha se BDI-ja është humbëse në këto zgjedhje dhe se përveç se bojkoti i tyre dështoi, do të shkojnë edhe në opozitë.
“Më lejoni të përgëzoj gjithë popullin maqedonas, Maqedonia sot do të ketë një president të ri. Bojkoti i BDI-së dështoi, ata u mundën nga populli, por dita e sotshme i tregoi të gjitha lojërat e pushtetit dhe se BDI dëshiron krizë. Lajmi i mirë është se BDI humbi dyfish, bojkoti dështoi dhe po shkojnë në opozitë. Dita e sotme e zgjedhjeve kaloi në një atmosferë përgjithësisht të qetë, por duhet theksuar se janë vërejtur parregullsi. Zyrtarët e qeverisë bënë ryshfet dhe presione, të cilat treguan karakterin jodemokratik të qeverisë.Drejtësia duhet t’i arrijë ata. Pyetja e dytë është origjina e këtyre parave, e cila vetëm dëshmon se qeveria në ikje është një nga më kriminalet ndonjëherë, u shpreh Mucunski.