Qendrat për pajisje me dokumente i kthehen orarit të rregullt
Agjencia e Regjistrimit Civil e Ministrisë së Punëve të Brendshme do të ndërpresë punën me orar të zgjatur nga dita e sotme.
Përmes një njoftimi për media nga kjo zyre thuhet se ky vendim është marr bazuar në procesin e punës të departamenteve përkatëse për rënie të kërkesave për aplikim për dokumente. Andaj bazuar në këtë trend është marr vendim që të punohet vetëm me orar të rregullt.
Kjo agjenci ka bërë të ditur po ashtu se vetëm edhe këtë të shtunë do të punohet në Qendrat për Pajisje me Dokumente dhe atë nga ora 08:00, deri në ora 16:00.