Lajmet e reja

Vendim për dërgimin e pjesëtarëve të ARM-së në stërvitje në Bullgari dhe Gjermani dhe në operacion të NATO-s në Kosovë

Me propozim të Ministrisë së Mbrojtjes, Qeveria në mbledhjen e sotme të 20-të solli disa vendime për dërgimin e pjesëtarëve të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut për pjesëmarrje në stërvitje dhe në operacion të NATO-s.

Siç informoi shërbimi për informim i Qeverisë, është marrë vendim për dërgimin e pjesëtarëve të ARM-së për pjesëmarrje në stërvitjen “BEYOND HORIZON 24” në Bullgari, për pjesëmarrje në operacionin e NATO-s “KFOR” në Kosovë dhe për dërgimin e pjesëtarëve të ARM-së për pjesëmarrje në stërvitjen „Combined Resolve 24-2“ në Gjermani.