Aksident i rëndë trafiku në Shkup, tre të lënduar
Tre persona kanë mbetur të lënduar në aksidentin që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në bulevardin “Aradhat partizane” me rrugën “Angel Dinev” në lagjen Vllae të Shkupit, transmeton Portalb.mk.
Siç informon MPB-ja, në Sektorin e Punëve të Brendshme (SPBR) Shkup në ora 02:25 është raportuar një aksident trafiku. Në të kanë marrë pjesë dy automjete, njëra prej tyre “Chevrolet” e drejtuar nga 32-vjeçari E.S. dhe një veturë tip Audi, e cila drejtohej nga 27-vjeçari B.A. nga Saraji i Shkupit.
Në aksident ka pësuar lëndime të rënda E.S., të cilat janë konstatuar në Qendrën Klinike “Nënë Tereza”.
Drejtuesi i mjetit “audio” B.A., sipas MPB-së, ka pësuar lëndime trupore, të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm të qytetit “8 Shtatori”. I plagosur ka mbetur edhe pasagjeri i tij I.A (32) nga fshati Lubin i Shkupit. Siç informon policia, ai është transferuar në Klinikën Universitare për Sëmundje Kirurgjike “St. Naum Ohridski”.
Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik, ndërsa kontroll është kryer nga ekipi inspektues nga SVR Shkup.