Maqedoni

Zgjedhjet 2024, “E Majta” takimin e fundit e mbajti në Shkup

Lideri i së Majtës, Dimitar Apasiev, pret që përfitimi nga këto zgjedhje,  të jetë pamundësia e formimit të qeverisë së ardhëshme pa pjesmarrjen e të Majtës,  në të. Sipas tij,  “E Majta”,  do të  dyfishojë rezultatin e raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale,  dhe të fitojë nga 8 deri në 12 deputet,  në varësi të pjesëmarrjes.

Ai pret që,  mandatari i ardhëshëm do t’i fillojë  bisedimet për Qeverinë, në nivel të të ashtuquajturës,  Platformë maqedonase,  të cilën, “E Majta”,  e ka ofruar para disa ditëve.

“Presim që mandatari i ri,  në nivel të asaj platforme, të fillojë bisedimet. Apelojmë  deri te qytetarët,  që masovikisht të dalin dhe të votojnë  në këto zgjedhje të dyfishta. Presim numër solid, dyfishimin e rezultatit nga raundi i parë,  dhe fitimin e grupit të parë parlamentarë të së Majtës,  nga 8, deri në 12, deputet.” – tha Kryetari i Partisë “E Majta”, Dimitar Apasiev.

Bartësi i listës,  në njësinë  zgjedhore 4 , Sashko Jançev,  thotë se,  nëse “E Majta”,  merr besimin e qytetarëve,  do të marrin iniciativë,  që malin Kozhuf,  t’a shpallin park kombëtar.

Pushteti,  fillimisht doëshironte të ndërtonte në Kozhuf miniere, tha Jançev, për të shtuar se,  tani duan të uzurpojnë dhe shkatërrojnë lumenjtë e Kozhufit.

Duke hapur llojin më jo efikas dhe më të dëmshëm të hidrocentralit. Ai thotë,  se programi i tyre,  parashikon edhe shkatërrimin e mafias së gjelbër.

“Parashikojmë prodhim të planifikuar të bujqësisë,  e jo,  siç ishte deri më tani, të lihet në heshtje. Planifikimi i prodhimit,  të bazohet në analizë që do të pengojë tepricë në treg,  por edhe mungesë  të prodhimeve.” – u shpreh Sashko Jançev, Bartës në Nj.Zgj. 4

Me 8 maj, përmes votës së qytetarëve,  “E Majta”,  do t’ua shkurtojë rahatinë  partive tjera,  thotë,  Amar Mecinoviq, bartës në njësinë zgjedhore 2.

“Gjatë mandatit 4 vjeçar,  deputetet e së Majtës,  kanë marrë zero denarë,  harxhime rrugore. E Majta,  propozon që të gjithë deputetët,  në mandatin e ardhëshëm,  të heqin dorë nga harxhimet rrugore,  dhe këto mjete,  të shfrytëzohen për shërimin e fëmijëve tanë jashtë vendit,  sepse,  sistemi i shëndetësisë tek ne,  është i shkatërruar.” – deklaroi Amar Mecinoviq, Bartës në Nj.Zgj. 2

Sipas të Majtës,  duke rethuar numrin 5,  qytetarët do t’u japin fund diskriminimeve, padrejtësive, shantazheve dhe uzurpimit të bizneseve nga ana politikanëve.