Maqedoni

Osmani: Mos i nënçmoni shqiptarët

Përfaqësuesi i Frontit Europian, Bujar Osmani sot në Klan Debat ka komentuar fotografinë e liderit të VMRO-DPMNE-së, dhe përfaqësuesit të VLEN-it, Arben Taravari.

“Mendoj që ka një punë të mirë dhe një punë të keqe. Puna e mirë është që maskat po bien para votimit. Kur ende kanë mundësi njerëzit të japin përgjigje kësaj që ndodhi, për shkak se zakonisht maskat bien pas zgjedhjeve dhe pastaj është vështirë të ktheni procesin. Por, kur ndodhin dy ditë para atëherë është punë e mirë, që populli të jetë i mirë informuar për vendimet e veta.