Ahmeti: Unë dhe VLEN kemi marrëveshje që nuk bëhemi pjesë e asnjë qeverie joeuropiane, ma sollën në mal për ta nënshkruar!
Në një deklaratë të dhënë gjatë emisionit “Debat Plus” në Klan Maqedonia, lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka bërë të ditur se ka nënshkruar së bashku me Arben Taravari, Bilall Kasami, Izet Mexhiti dhe Afrim Gashi një nonpaper.
Ky dokument parashikon që partitë politike të mos formojnë koalicione me ato parti që refuzojnë ndryshimet në Kushtetutë dhe që janë kundër orientimit euroatlantik të vendit. Ahmeti ka theksuar se nënshkrimi i tij është bërë në prani të ish ministrit të Administratës Azir Aliu dhe sekretarit të përgjithshëm Faton Ahmeti, ndërsa të tjerët e kanë nënshkruar pas disa ditësh, duke konfirmuar angazhimin e tyre për të ndjekur një rrugë drejt integrimit në strukturat euroatlantike.
“Kemi nënshkruar një nonpaper unë, Arben Taravari, Bilall Kasami, Izet Mexhiti dhe zoti Afrim Gashi, që partitë politike nuk do të bëjnë koalicion me partitë politike që nuk pranojnë ndryshimin e Kushtetutës, dhe janë kundër lëvizjes sonë në rrugën euroatlantike.
Unë e kam nënshkrua në mal më ka ardhur ish minsti i administratës Azir Aliu me sekretarin e përgjithshëm Faton Ahmetin, dhe të tjerët e kanë nënshkruar disa ditë më vonë dhe kjo është e vërteta”, tha Ahmeti./tvklan.mk/
Ahmeti në Debat Plus në Klan M: Në garën për president do të dilnim me një kandidat të përbashkët shqiptar, VLEN e prishi marrëveshjen dhe kandidoi Taravarin…
Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti i ftuar në emsionin Debat Plus në Klan M, ka shprehur mirënjohje për marrjen e një sërë nderimesh si qytetar nderi në disa qytete, duke përfshirë Tropojën, Prizrenin dhe kryeqytetin e Shqipërisë, në njohje të kontributit të tij për çlirimin kombëtar. Kjo iniciativë ka ardhur para zgjedhjeve parlamentare dhe ka gjetur mbështetje të gjerë politike, me Vetëvendosjen që ka votuar për të në Prizren dhe komunën e Junikut që ka bërë kërkesën për të njëjtin titull.
Në një zhvillim të ri politik, lideri ka ndarë detaje rreth përpjekjeve për konsensusin politik në Maqedoninë e Veriut, duke propozuar një personalitet të papërfshirë në politikë për postin e presidentit, një ide që nuk u realizua. Si rezultat, BDI ka nxjerrë kandidatin e vet, Bujar Osmanin.
“Inicjative për ta marrë titull qytetarë nderi ka qenë që shumë më herët, para zgjedhjeve parlamentare, unë jam shpallur qytetarë nderi i Tropojs, të Prizrenit, dhe të kryeqitetit të Shqipërisë, si kontribues për çlirim kombëtar dhe asnjë njeri kundër nuk ishte. Vetëvendosje ka votuar që unë të zgjidhem qytetarë nderi në Prizren, kërkesa ka qenë prej komunës së Junikut që unë të shpallem qytetarë nderi. I pari ma ka uruar Ftos Nano, i dyti ma ka uruar Driton Shehu.
Unë kam përcjell 9 kryeministria, por mua më ka përzgjedh populli. Kemi biseduar me zotin Taravari i kam propozuar zotit Taravari që të gjejë një personlitet që nuk është përfshirë në fuhën politike, të cilin do ta votonin të gjithë, sespe nuk bëmë konsensus për president me palën maqedonase. Më tha a ke ide, thash për të ta lehtësuar kandidat i mirë do të ishte Imer Selmani i cili një her ka qenë kandidat, dhe padyshim që të gjitha partitë politike do ta mbështetnin. Kjo pastaj nuk ndodhi dhe unë nuk kisha rrugë tjetër dhe nxorrëm kandidatin tonë Bujar Osmanin./tvklan.mk/
Ahmeti në Debat Plus në Klan M: Putini na kërcënoi kur RMV u bë pjesë e NATO-s, ne vazhduam sepse synim kemi BE-në e jo ndikimin rus!
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në emisioni Debat Plus tha se në Maqedoni ka ndikim rus që nuk i ndihmon stabilitetit të shtetit, por interesi i atij ndikimi është vetëm përçarja dhe konflikte të reja në vend dhe rajon.
“Putin para se vendi të anëtarësohet në NATO na kërcënoi direkt dhe na tha: “Vijat e kuqe janë të rrezikut nëse ju anëtarësoheni në NATO”, por ne nuk u ndalëm dhe u bëmë pjesë e NATO-s. A e dini ju se sa ndikim ka Rusia në Maqedoninë e Veriut dhe në Rajon? Ka parti të themeluara nga Rusia, ka Televizione, ka investime në media, sepse asnjë konflikt nuk i konvenon Rusisë që të mbyllet, por përkurandrazi po ndikon në tërë rajonin”, tha Ahmeti.
“Më 9 maj lind diell i ri, është dita e Europës, do vazhdojmë të ndërtojmë shtetin në frymë pro-europiane. Ndryshimet kushtetuese do të ndodhin sepse zgjidhje tjetër nuk ka. A e dini se sa vendbanime maqedoni janë shprazur njejtë si ato shqiptare. Vetëm ndryshimet kushtetuese, dhe integrimi i vendit në BE na ndihmon t’I mbajmë njerëzit këtu dhe të kthehen edhe ata që u larguan”, deklaroi Ahmeti. /TvKlan.mk