Maqedoni

Dioni i vogël vuan nga tumori në veshka: Ka nevojë urgjente për ndihmë! Shpërndajeni!

Sidrit Bejleri nga Fondacioni Firdeus ka njoftuar për rastin e Dionit i cili është vetëm 14 muaj dhe vuan nga një sëmundje e rëndë, raporton Gazeta Sinjali.

“Dioni eshte vetem 14 muajsh dhe tumori teper agresiv ne veshka po i perhapet me shume shpejtesi sa per t’i marre jeten. Duhet nje operacion dhe nje vit kimioterapi qe behet jashte shtetit. Eshte nje engjell i vogel, qe vetem qan nga dhimbjet e medha. Kush te mundet, le ta shperndaje per t’i ardhur ne ndihme Dionit te vogel!”, ka shkruar ai në Facebook, duke kërkuar që ky rast të shpërndahet sa më shumë që t’i dilet në ndihmë atij.