Zgjedhjet 2024, BDI aktivitete parazgjedhore në zonën 1 dhe 2
Liderët e subjekteve politike pjesë përbërrëse të Frontit Europian, vizituan komunat e Shkupit, duke filluar me tubim zgjedhorë në Studeniçan e për të përfunduar në Saraj.
Lideri i këtij fronti, Ali Ahmeti, dhe bartësit e listave të njësis së parë dhe të dytë zgjedhore Blerim Bexheti dhe Sadulla Duraku, përgëzuan aktivistët e kësaj partie për fitoren në zgjedhjet e 24 prillit, dhe premtuan se kjo fitore do të jetë edhe më e thellë në zgjedhjet e 8 majit të cilat do të jetë një gurrë në themelin e kërkesave të shqiptare në Maqedoninë e Veriut, dhe se beteja e Frontit do të jetë me VMRO- dhe jo me opozitën shqiptare.
“Ne po përpiqemi vendin ta anëtarësojmë në Bashkimin Europian dhe do të bëhet. Ne përballjen e kemi me VMRO-në, jo me këta tanët. Ne kemi nevoj për arsim më cilësor, kemi nevoj për shëndetësi edhe më cilësore, dhe për spitale më moderne“ – tha Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti.
Bartësi i Listës në Njësin e parë Zgjedhore, Blerim Bexheti, nga Saraji i tij, premtoi se ndryshimet e shumta të cilat janë bërrë në Saraj do të manifestohen edhe në tërë njësinë e parë zgjedhore, por theks i veçantë do të ju jepet ndryshimeve Kushtetuese, dhe zgjedhjes së Presidentit në Kuvend.
“Duke u kujdes për shqiptarët, sigurisht se kujdesemi edhe për të tjerët, kur e them nyjen e fundit atë ndryshim radikal që ka filluar në vitin 2001, që ai mandat që jepet, aj besim, ajo votë të jetë në numër sa më të madh, që të realizohet ai synim dhe ai qëllim, që ndryshimet kushtetuese të ndodhin” – u shpreh Blerim Bexheti, bartës i listës nëNj.Z nr.1.
Edhe bartësi i listës së Frontit Europian në Njësin e Dytë Zgjedhore, Sadulla Duraku, porositi se vota e juaj është amanet për liderin e BDI-së, dhe ky amanet është menaxhuar si është më së miri nga Ali Ahmeti.
“Mos hezitoni, kërkoni votën sepse keni për kë e kërkoni, sepse vota dhe verdikti i juaj ka qenë gjithmonë për liderët e Frontit e në veçanti për liderin e Bashkimit Demokratik për Integrim, ka qenë amanet, dhe këtë amanet e ka menaxhuar siç është më mirë” – tha Sadulla Duraku, bartës i listës në Nj. Z. nr. 2.
Karvani i BDI-së ishte i pranishëm edhe në Komunën e Butelit dhe Shuto Orizarës, për të vazhduar në Çair. Pjesë e fjalimeve të Frontit ishte edhe Kryeministri Talat Xhaferi, por edhe liderët tjerë të Frontit.
Lideri I BDI-së, Ali Ahmeti u dërgoi edhe porosi opozitës shqiptare, që mos të thonë se votat e BDI-së nuk janë të shqiptarëve, sepse kështu po nënçmojnë shqiptarët që kanë votuar Frontin, ndërsa opozitës maqedonase dhe liderit të tyre, Hristijan Mickovski, e porositi dhe vendim se cili subjekt politik shqiptarë do të jetë në pushtet e vendos vota shqiptare, dhe jo VMRO-DPMNE.
Në kuadër të fushatës, edhe Kryetari i PDSH-së, njëherit edhe kandidat për deputet, Menduh Thaçi, ka zhvilluar aktivitete parazgjedhore në Teqe të Tetovës, ku ka kërkuar mbështetjen e qytetarëve për Frontin Evropian.