Maqedoni

Gjykatësi Ivan Xholev është kryetari i ri i Shoqatës së Gjyqtarëve

Kryetari aktual i Gjykatës Penale në Shkup, gjyqtari Ivan Xholev, sot është zgjedhur kryetar i Shoqatës së Gjyqtarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“Sot në Kuvendin e rregullt zgjedhor në prani të delegatëve të degëve të drejtësisë, Shoqata e Gjyqtarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut zgjodhi gjyqtarin Ivan Xholev për kryetar të ri”, njoftuan nga Shoqata e Gjyqtarëve.

Xholev zëvendëson kryetarin e mëparshëm të Shoqatës së Gjyqtarëve, gjyqtarin Xhemali Saiti.

Mandati i Kryetarit të Shoqatës së Gjyqtarëve është katër vjet.