Ruana Zot nga ata që vrasin pas shpine dhe!…
SHKRUAN: NEHAT JAHIU
Kur të ia futësh thikën pas shpine personit që të ka ndejtur gjithnjë pranë në rreziqet më të mëdha që ke pasur në jetë. Kur e shetë njeriun tënd për intreset tua dhe tinëzisht pas shpinë dhe mbështet një të pabesë të huaj dihet mirëfille se nga ai moment je i fundosur edhe më thellë në fund të detit se sa ke qenë dje i fundosur. Ai ose ajo që i bënë këto gjëra fundi i tij është rënie në greminë. Kur kërkon shpëtim nga ata ose ato që deri dje të gjuajtën me gurë, dihet se je fundosur në fund të detit dhe shpëtim nuk ke kurrë, sepse që nga ajo ditë që je larguar nga rrënjët dhe je kapur për degë ke mbetur në udhëkryq.Proverbi popullor thot:
“Njeriu yt ndoshta ta hanë mishin, po eshtrat ti ruan”. Derisa ke kapur litarin e fortë për të mos ra në lumë të j apo në deti të jesh i sigurtë se do të shpëtosh, por nëse je kapur për litari të dobët që të duan deri në ditën e interesit, atëherë do të biesh në ujë të lumit apo të detit dhe uji do të bartë dhe litarët e interesit as kufomën nuk ta kërkojnë në fund të lumit apo në fund të detit.Kenë kujdes se lisit sado që mundohen pas shpine ti ia presin degët, lisi aq më shumë do të forcohet dhe rrënjët do i fusë edhe më thellë më thellë në tokë.
Ai që lufton padrejtsinë hapur gjithnjë triumfon dhe ecë rrugës drejt me kokën mgritur lart, ndërsa ai që tradhëton vëllain, shokun ai në fund të jetës së tij do të jetë i turpruar. Gjatë tërë jetës do të mundohet të shpëtoj nga tradhëtia dhe mëkatet, por nuk do e ndihmoj as Zoti, sepse të tillët nuk i ndihmon Zoti, por i dënon në këtë botë dhe në botën tjetër.
Ruana Zot nga ata që vrasin pas shpine!
Ruana Zot nga ata që e qesin gurin dhe e fshehin dorën!
Ruana Zot nga servilat dhe!…