BallinaMaqedoni

Pas 25 viteve rikthehet në ekran gazetari i njohur kumanovar, Agim Behluli, 7 vite ishte në burg (Video)

Emocioni nuk ka munguar në emisionin e sotëm debativ në Televizionin News nga Kumanova, ku pas 25 viteve është rikthyer në ekran gazetari i njohur kumanovar, Agim Behluli. Opininioni me vëmendje të madhe e ka pritur rikthimin e tij, aq më tepër kur bëhet fjalë për gazetar ish i burgosur në proces të montuar politik. Pas 25 viteve shkëputje nga gazetaria, Behluli ka zhvilluar intervistën e parë në studion e Tv NEWS, ku mysafir ka pasur kryetarin e Alternativës, Afrim Gashi.

“Me të vërtetë jam tepër i emocionuar, nuk mu ka besuar se sërish do të rikthehem në ekran. Kam pasur oferta edhe më herët, por falënderoj udhëheqësit e Tv News Vlora Zenuni Hamiti dhe Suad Avdiu që jo vetëm që ma dhanl rastin, por edhe më bindën të rikthehem në televizion”, deklaroi Behluli pas emisionit.

“Sot vërtetë ndihem i lirë. Sot po e shijoj lirinë e plotë”, thekson dukshëm i emocionuar Behluli për Lideri.mk, i cili vuajti gati 7 vite burg në një rast të montuar politik.

Intervistën e gazetarit Behluli mund ta përcillni në videon më poshtë:

https://www.facebook.com/share/v/kZGP38C8aiFTgxNc/?mibextid=oFDknk