Shaip Kamberi lidh koalicion paszgjedhor me PD e LPD në Bujanoc
Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi ka njoftuar për nënshkrimin e koalicionit paszgjedhor me Partinë Demokratike e Lëvizjen e Progresit Demokratik në Bujanoc.
Kamberi derisa ka shpërndarë disa fotografi nga procesi i nënshkrimit të koalicionit, ka shkruar se ky është një hap i rëndësishëm drejt një bashkëpunimi të fortë, transmeton Telegrafi.
“Ky është hap i rëndësishëm drejtë një bashkëpunimi të fortë dhe të përbashkët për të siguruar një qeverisje të mirë në komunën tonë. Marrëveshja jonë synon luftën kundër diskriminimit, zhvillimin shoqëror, barazinë dhe zhvillimin ekonomik, social e kulturor të komunës së Bujanocit”, ka shkruar ai.
Tutje, ai ka pohuar se “do vazhdojmë të angazhohemi që të krijojmë një mjedis të hapur dhe demokratik, duke i dhënë rëndësi zgjedhjeve të lira, të drejta dhe transparente, ku çdo ide dhe opinion ka vendin e tyre”.