VLEN: Do të fokusohemi specifikisht në përmirësimin e rrugëve Maqedoninë-Kosovën-Shqipërinë
Kandidiatët për deputet të koalicionit “VLEN”, kanë shpalosur programin për zgjedhjet parlamentare, me çrast kandidati për deputet nga zona e dytë zgjedhore Rijad Shaqiri u ndal te pjesa infrastrukturore e planprogramit, duke premtuar krijimin e një rrjeti rrugor modern, duke filluar nga rrugët malore, rrugët kombëtare, autostradat dhe hekurudhat.
“VLEN do të fokusohet specifikisht në përmirësimin e ndjeshëm të rrugëve që lidhin Maqedoninë me Kosovën dhe Shqipërinë, si dhe modernizimin e linjës hekurudhore për pasagjer e mallra me Kosovën dhe Shqipërinë. Rrugët kryesore do të jenë të digjitalizuara me rrjet të fibrave optike. Ne do të angazhohemi për ndërtim të shpejtë e cilësor të rrugëve.” – deklaroi Rijad Shaqiri, Kandiat për deputet i VLEN në zonën e dytë zgjedhore.
Koalicioni “VLEN” garanton praktika evropiane të decentralizimit, më shumë autonomi fiskale dhe fuqi vendim marrëse deklaroi bartësi i listës në njësinë e 6 zgjedhrore të këtij koalicioni Bilall Kasami.
“Kjo do të thotë më shum zhvillim dhe më shum barazi për qytetarët tanë. Maqedoniua e Veriut është ndër shtetet më të centralizuara në kontinent, gjë që ka rritur pabarazinë e zhvillimit rajonal, veçanërisht aty ku banojnë shqiptarët. Nevoitet një model i mirfillt decentralizimi.” – tha Bilall Kasami, Bartës i listës në njësinë e 6-të nga VLEN.
Ndërkohë bartësi i listës në njësinë e parë zgjedhore Izet Mexhiti, ka filluar fushatën derë më derë, me qëllim të vendosjes së kontakteve të drejtë për drejta me qytetarët dhe njoftimin e tyre me programin parazgjedhor të VLEN.
“Fokusi do të jetë te temat ekonomike, do ta sqarojmë edhe idenë që ndërmarrjet publike ti kthejmë në duart e qytetarëve, që çdo qytetarë të merr një vauçer të aksioneve prej 10 mijë euro dhe mandej vet qytetari të vlerëson se do e shet nël burs apo do e mban.” – deklaroi Izet Mexhiti, Bartës i listës në njësinë e parë zgjedhore.
Mexhiti njëherit theksoi se koalicioni VLEN si përfaqësues i shqiptarëve do të jetë pjesë e qeverisë së re të vendit, ndërsa premtoi më shumë investime në komunat shqiptare duke përfshirë Çairin, Sarajin dhe Studeniçanin.