“VMRO DPMNE dhe VLEN nuk janë kundër intergrimeve”
As VMRO DPMNE dhe as Koalicioni Vlen, nuk janë kundër integrimeve në BE dhe kjo mund të jetë një bazë e mirë për zgjidhjen e ndonjë ngërçi për koalicione të ardhshme mes tyre. Kështu mendon gazetarja Katarina Sinadinovska.
Ajo këtë e vlerësim e dha në kontekst të vlerësimeve se subjektet shqiptare për koalicione të ardhshme do kërkojnë ndryshime kushtetuese ku komuniteti bullgar të futet në kushtetutë.
Gazetari Sefer Tahri, mendon se nga 9 maji do të fillojë një histori e re politike në vend.
Të dy flisnin në kuadër të emisionit Programi 200 (që transmetohet sot në pra 18:00 në Alsat). Edhe Sinadinoska edhe Tahiri thonë se fushata për raundin e parë presidencial edhe pse korrekte ka pasur mesazhe tejet kontradiktore, siç thonë ata me raste “komike” dhe “Skizofrenike”./Alsat.mk