Ali Ahmeti pas Kërçovës ka takuar edhe qytetarët e Krushevës, Debresh, Zhitoshë, Dollnen
Kryetari i BDI-së z. Ali Ahmeti pas Kërçovës, me bashkëpunëtorë ka takuar edhe qytetarët e Krushevës si dhe vendbanimet si Debresh, Zhitoshë dhe Borinë të komunës së Dollnenit.
Më përfaqësues legjitim se ne askush nuk ka qenë, tash jemi akoma më të fortë me Frontin, duhet të gjithë të bëhemi bashkë dhe të jemi të sigurt se jemi vëllezër bashkë, u shpreh kështu Ahmeti.