Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte
Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës njoftojnë se sot në pikën kufitare Bërnjak është ndaluar një person i komunitetit serb me inicialet J.Sh..
I dyshuar se gjatë viteve 1998-1999, në Komunën e Gjakovës ka kryer veprën penale krime lufte kundër popullatës civile.
Prokuroria brenda afateve kohore ligjore ndaj të njëjtit do të bëjë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit.
Advertisement
Me aktvendim të Prokurorisë Speciale, i njëjti është ndaluar për 48 orë./Gazeta10