Maqedoni

Zgjedhjet 2024, VMRO-ja kërkon dalje masive në votimet e 8 majit

Në tubimin parazgjedhor të VMRO-DPMNE-së në Kërçovë, lideri i partisë, Hristijan Mickoski, porositi popullin se çështja e mposhtjes së kësaj Qeverie akoma nuk ka përfunduar dhe ftoi ato që më 8 maj masovikisht të dalin në zgjedhje dhe të votojnë ndryshimin. Mickoski theksoi se është shumë e rëndësishme që në këto zgjedhje dallimi i votave të jetë edhe më i madh. Sipas tij, LSDM-ja dhe BDI-ja po përgatisin skenarët për zgjedhjet e 8 majit, me qëllim të kenë përfitim në kurriz të kolapsit dhe regresit të shtetit. Ftoi popullin në bashkim.
“Sepse marr informacione për skenarë të zinj që përgatiten në selitë kundërshtare dhe t’u them se sado që të planifikojnë skenarë të tillë, populli do t’i ndëshkojë edhe më ashpër. Qeveria e sheh rrugëdaljen në dy gjëra. Të dy janë skenarë të humbur. E para është bojkotimi i zgjedhjeve, ku përgjigja më e saktë duhet të jetë pjesëmarrja dhe masiviteti i këtyre zgjedhjeve. Skenari i dytë është loja me tiparet e Maqedonisë.”, – deklaroi kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.
Bartësi i listës së koalicionit “Maqedonia jote” kryesuar nga VMRO-DPMNE-ja, tha se 8 maji do të shënojë fitore të madhe revolucionare. Qytetarët e vendit arritën të njohin njerëz që janë të denjë dhe mund të sjellin drejtësinë në RMV.
“Të nderuar kërçovarë të mi, dua gjithashtu t’ju bëj thirrje që më 8 maj të dalim në numër më të madh. Të arrijmë fitore historike të Maqedonisë. Do të sjellim fitore historike për VMRO-DPMNE-në dhe koalicionit “Maqedonia jote”.”, – theksoi bartësi i listë në njësinë e 5-të zgjedhore, Gjorgija Sajkovski.
Me këtë rast u tha se të gjithë do të japim maksimumin para dhe pas 8 majit për një fitore të madhe, sepse vetëm të bashkuar mund të sjellim një Qeveri, e cila nuk do të kërcënon dhe një kryeministër që do të punojë për të mirën e vendit që të jemi të parët në rajon./TVM2