Maqedoni

Zgjedhjet presidenciale 2024, Pendarovski: Vazhdojmë garën, fillojmë nga zero

Kandidati për president i koalicionit “Për Ardhmëri Evropiane”, i mbështetur nga LSDM-ja, Stevo Pendarovski, sot vazhdon fushatën e rrethit të dytë të presidencialeve për të fituar mandatin e dytë presidencial. Pavarësisht rezultateve të dala nga rrethi i parë, Pendarovski shprehet i gatshëm të vazhdojë fushatën e parashikuar zgjedhore, duke i bindur qytetarët se koncepti i tij është ai i cili premton dhe garanton të ardhmen e sigurtë evropiane. U bëri thirrje dhe i inkurajoi të gjithë qytetarët të cilët në rrethin e para nuk dolën për të votuar, që më 8 maj të dalin dhe të votojnë masovikisht për të, sepse vetëm në këtë mënyrë vendi mund të mbajë kursin euro-integrues.

“Fillojmë nga zero, fillojmë nga fillimi vazhdojmë me takimet me qytetarët, ndërsa detyra ime do të jetë e njëjtë sikur gjatë 20 ditëve të kaluara, të promovoj konceptin tim në të cilin thellë besoj. Koncept sipas të cilit vendi nuk është i izoluar, është shtet i integruar në Evropë dhe shtet ku nuk ka ndarësi mbi asnjë bazë.”, – deklaroi kandidati për president – LSDM, Stevo Pendarovski.

Në ndërkohë kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, duke pranuar rezultatin nga rrethi parë i zgjedhjeve presidenciale, tha se ka marr mesazhin e qytetarëve, të cilët sipas tij, ka qenë të qartë se e kanë dënuar LSDM-në, por pavarësisht kësaj, Kovaçevski u zotua para qytetarëve dhe kandidatit të tyre presidencial se nuk do të heqin dorë nga e ardhmja evropiane e RMV-së. Vazhdon betejën politike drejt fitores përfundimtare për ta parë Maqedoninë të avancuar, demokratike, të begatë dhe evropiane, tha Kovaçevski. Tha se koalicioni i LSDM-së ka edhe dy javë kohë për të përmirësuar gjendjen në terren dhe për t’ua shpjeguar qytetarëve se e vetmja rrugë për ndryshim real dhe thelbësor është integrimi evropian i vendit. Fton të gjithë qytetarët të lënë anash të gjitha dallimet dhe të bashkohen pas idesë së tyre për të parë Maqedoninë tërësisht të integruar në familjen evropiane.

“Ne nuk do të dorëhiqemi dhe nuk do të ulim kokat tona, do të vazhdojmë të luftojmë derisa të fitojmë. Njëherit dëshiroj t’i dërgoj një mesazh kandidatit për president, Stevo Pendarovski, të mbështetur nga qytetarët dhe nga koalicioni “Për Ardhmëri Evropiane”. Kjo është beteja jonë e përbashkët, do të luftojmë krah për krah, sepse kjo është beteja më e rëndësishme për ardhmërinë evropiane. Lufta jonë e fortë dhe e vendosur për ardhmëri evropiane vazhdon dhe më 8 maj ku na pret zgjedhja e presidentit dhe e deputetëve të ardhshëm.”, – theksoi kryetari i LSDM – së, Dimitar Kovaçevski.

Gjatë gjashtë apo shtatët viteve të kaluara, LSDM-ja së bashku me qytetarët arritën të kthejnë demokracinë në vend, tha mes tjerash Kovaçevski gjatë ditës së mërkurë. Gjatë këtyre ditëve, Kovaçevski, para qytetarëve disa herë ka pranuar edhe gabimet që janë bërë gjatë mandatit qeveritar në fushën e sundimit të pamjaftueshëm të ligjit në luftën kundër korrupsionit dhe rritjes së çmimeve dhe u përbetua se këto gabime do t’i përmirësojë në mandatin e ardhshëm qeveritar nëse merr mbështetjen e qytetarëve në këto zgjedhje. LSDM-ja në krye me Kovaçevskin janë zotuar se ka përfunduar koha e keqpërdorimeve, pasurimit personal dhe padrejtësisë sistemore.

Koalicioni “Për Ardhmëri Evropiane”, i udhëhequr nga LSDM, vazhdon me fushatën për rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale dhe zgjedhjet parlamentare të 8 majit me moton “Nuk heqim dorë nga e ardhmja”.

Siç është paralajmëruar ky koalicion, edhe në rrethin e dytë do të vazhdojë takimet me qytetarë dhe tubimet zgjedhore. Motoja e kandidatit për president, Stevo Pendarovski, i cili u radhit i dyti në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale të 7-ta me radhë është “Presidenit ynë”. Ndërsa një ndër shtyllat kryesore të platformës së Pendarovskit, si dhe të LSDM-së është hapërimi i vendit në rrugën euro-integruese, marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe ndëretnike dhe premtimi se do te jetë president i të gjithëve, ndërsa LSDM-ja zotohet se do të rrisë standardin jetësor të qytetarëve, por edhe reformat në sistemin e drejtësisë. Pendarovski, i cili është në kërkim të mandatit të dytë presidencial, ka premtuar se do të jetë president i të gjithë qytetarëve, ndërsa do ta luajë edhe rolin e unifikuesit të forcave politike në rastet e temave me interes strategjik për shtetin.